Flash News

E-TJERA

Vrau fqinjin pas konfliktit për gërvishtjen e makinës, dënohet me 18 vite burg Leonard Bashaliu

Vrau fqinjin pas konfliktit për gërvishtjen e makinës,
Leonard Bashaliu

Gjykata e Shkallës së parë në Elbasan ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij, Ylber Xhahysës.

Leonard Bashaliu vrau me 8 qershor 2021 Ylber Xhahysën pas një konflikti për makinën.

Autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njëri-tjetrin, por mëngjesin e 8 qershorit të vitit të kaluar u konfliktuan për motive të dobëta.

44-vjeçari Xhahysa shkoi pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj për tu sqaruar, por fqinji e priste me armë zjarri në dorë. Bashaliu e qëlloi dhe pavarësisht se u dërgua në spital, 44-vjeçari nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Vetë Xhahysa ka thënë se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por ai e kishte ofenduar vazhdimisht.

 

Të fundit