Flash News

E-TJERA

Vrau fqinjin pas një konflikti banal, arrestohet Klodian Keqi teksa po arratisej në Greqi

Vrau fqinjin pas një konflikti banal, arrestohet Klodian Keqi teksa po

Klodian Keqi ka rënë në prangat e policisë. Ai po kërkohej prej dy ditësh nga uniformat blu, pasi qëlloi për vdekje fqinjin e tij, Luan Hushin.

Keqi është arrestuar në Konispol, teksa po tentonte të arratisej drejt Greqisë.

Ngjarja ndodhi më 10 gusht në Zgërdhesh të Fushë Krujës. Pas një konflikti për prerjen e druve në pyll, Keqi goditi me armë fqinjin e tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Keqi akuzohet edhe për një tentativë për vrasje disa vite më parë, ku së bashku me vëllanë e tij donin të vrisnin një person, pasi familjet ishin në konflikt.

Të fundit