Flash News

E-TJERA

Vrau Gosën në sy të të atit në Kavajë, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

Vrau Gosën në sy të të atit në Kavajë,

Pas dy ditësh arrati është vetëdorëzuar në polici Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj.

Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arian Gosa ishte së bashku me babanë e tij duke konsumuar kafe në një lokal në Kavajë, ku u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha.

Motivi kryesor i vrasjes së Gosës ishte ai i hakmarrjes, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexha, pas një konflikti me njëri tjetrin humbën jetën.

Raportohet se babai i 48-vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

Ai ka deklaruar se vrasjen e të birit në mars bashkë me Altin Rexhën e quanin të mbyllur pasi ato kishin humbur jetën të dy.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak ditë me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash që Arjani u këput dhe pash një person që doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them me shumë”, ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbetën viktima në harkun e dy muajve.

Ndërkaq autori i vrasjes së 48-vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është ofruar tavolinës ku Arjan Gosa bashkë me babain e tij po konsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Të fundit