Flash News

E-TJERA

Vrau gruan me thikë brenda makinës, arrestohet në spital 51-vjeçari

Vrau gruan me thikë brenda makinës, arrestohet në spital

Policia ka arrestuar ditën e sotme 51-vjeçari Artan Ismalaja, i cili ditën e djeshme vrau me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja. Pas krimit, ai tentoi vetëvrasjen, duke goditur veten me thikë.

Artan Ismalaja është arrestuar në ambientet e spitalit ku ishte dërguar për mjekim pas plagëve të marra. 

Krimi ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, paraditen e djeshme rreth orës 10:45, para oborrit të një magazinë.  Çifti me origjinë nga Kruja por me banim në Tiranë ishin duke lëvizur vetëm me makinën e tyre tip "Ford". Për rrethana e motive ende të panjohura, 51-vjeçari ka hyrë me mjetin e tij brenda oborrit të fabrikës ku ka kryer dhe krimin. Ishin punëtorët e fabrikës që dhanë alarmin dhe informuan policinë e Krujës.

Grupi hetimor  po punon për të zbuluar motivin që i kushtoi jetën një tjetër gruaje.

Të fundit