Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vrau kolegun me armën e shërbimit, lihet në burg efektivi Ludian Zaimi
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën "arrest me burg" për 25-vjeçarin Ludian Zaimi. Zaimi vrau më armën e shërbimit kolegun e tij brenda komisariatit 3 në Tiranë, Çaush Saliasi, pas një sherri banal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku 25 vjeçari Zaimi qëlloi 7 herë ndaj kolegut të tij, duke i marrë edhe jetën.
Në dëshminë e tij në polici, ai është shprehur se Caush Saliasi e ofendonte gjithmonë, duke e bullizuar dhe detyruar këtë të fundit për të marrë aktin ekstrem, atë të vrasjes.
“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”.
Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.