Flash News

E-TJERA

Vrau kolegun e punës, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në SHBA

Vrau kolegun e punës, dënohet me burgim të përjetshëm

Një shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht pasi akuzohet se vrau kolegun e tij të punës në fabrikën GM Orion verën e kaluar në Micigan në SHBA.

Astrit Gjon Bushi dhe viktima Gregory Lanier Robertson punonin për një shërbim pastrimi të kontraktuar nga GM.

Sipas mediave amerikane, Bushi sulmoi Robertson në fabrikë më 11 gusht 2022, ndërsa dëshmitarët e gjetën Robertson pa ndjenja dhe të mbuluar në gjak.

Bushi u gjet këmbë pranë viktimës dhe u arrestuar pak pas krimit.

 

Të fundit