Flash News

E-TJERA

Vrau 'kryeshefin' e Fierit dhe djalin e tij 8-vjeçar, gjykata kanadeze refuzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit

Vrau 'kryeshefin' e Fierit dhe djalin e tij 8-vjeçar, gjykata

Gjykata e Lartë të Quebec të Kanadasë ka vendosur kundër ekstradimit të një shtetasi shqiptar, i dënuar në vendin tonë për vrasjen e një oficeri të policisë dhe djalit të tij në vitin 2000.

Ëngjëll Brahimi ka jetuar prej vitesh në Montreal, nën identitetin e rremë Piro Kota, për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Ai është dënuar në Shqipëri për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar.

Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.

Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin, duke përfshirë se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000. Në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policinë për vdekjen e vëllait të tij. Ky i fundit kishte mbetur i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri me autoritetet. Pasi ishte nisur për t'u hakmarrë ndaj tij, ai kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale në Fier, Astrit Braçe. Kur Braçe po bënte plazh me familjen e tij, Brahimi i zuri pritë. Ai qëlloi me breshëri, por plumbat kapën 8-vjeçarin, ndërsa vetë polici arriti të largohej.

"Kriminel, ma vrave djalin!"- nisi të bërtiste gruaja e Braçes, por Brahimi e la aty dhe u vu në ndjekje të policit për të marrë hakun e të vëllait. Ai e vrau buzë një lumi dhe trupi iu gjet të nesërmen. Brahimi u arratis fillimisht në Greqi ku ndërroi emrin dhe mori një dokument identifikimi me emrin Piro Kota. Më pas u zhvendos në Quebec ku ndërtoi jetë ndhe familjen e tij duke punuar si shofer kamioni.

Në mungesë, autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim për hakmarrje, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje të ndaluar.

Të fundit