Flash News

E-TJERA

Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës

Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës

Ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë këtë të shtunë 58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.

Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar.

Tashi pritet të njihet me masën e sigurisë tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Autori i dyshuar ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.

Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.

Babai i viktimës, Fatmiri tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

Të fundit