Flash News

E-TJERA

Vrau kunatën në sy të vajzës/ Apeli lë në fuqi dënimin përjetë për Erdet Çapokun

Vrau kunatën në sy të vajzës/ Apeli lë në fuqi

Gjykata e Apelit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin për dënimin e Erdet Çapokut me burg të përjetshëm. Çapoku masakrime thikë në Janar të vitit të kaluar, kunatën e tij në sy të nënës së saj dhe vajzës.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte së bashku me nënën se saj dhe vajzën. Ndërsa bashkëshorti, vëllai i autorit, ndodhej në burg i dënuar me 10 vite heqje për drogë.

Erdeti hyri në banesën e Enkeledës në gjendje të dehur duke i dhunuar të treja. Teksa nëna e kunatës dhe mbesa e tij ranë në tokë pa ndjenja, Çapoku masakroi për vdekje Enkeledën me thikë, levë e dru.

6 muaj para se të ndodhte ngjarja tragjike, Enkeledakishte denoncuar Erdet Çapokun për përndjekje. Ndërkohë që më herët autori e kishte qëlluar gjatë një sherri në rrugën kryesore mes Bashkisë së Kamzës dhe komisariatit.

Të fundit