Flash News

E-TJERA

Vrau kunatin dhe vjehrrin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

Vrau kunatin dhe vjehrrin, dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Lezhës për dënimin me burgim të Përjetshëm për Besnik Pjetrin (Përdeda).

Ai është shpallur fajtor për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, teksa akuzohet për vrasjen e Pjetër dhe Gentian Perjakut, babain dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij.

Mbrëmjen e 29 Gushtit të vitit 2022, Besnik Pjetrin (Perdeda) shkoi në banesën e viktimave dhe qëlloi me armë zjarri ndaj ish-vjehrrit dhe ishkunatit të tij, duke i lënë të vdekur në vend.

Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar. Ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Të fundit