Flash News

E-TJERA

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, kthehet në paraburgim Fatmir Tarellari

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, kthehet në

Gjykata e Apelit në Greqi ka vendosur të rikthejë në qelitë e paraburgimit, 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin pasi i kishte përdhunuar prej vitesh vajzën e mitur raportojnë mediat greke. 

Disa ditë më parë 50-vjeçari u la në masën ‘arrest shtëpie’, për shkak të një mosmarrëveshje mes Prokurorit dhe Hetuesit.

Kujtojmë që 50-vjeçari vrau me armë gjahu 33-vjeçarin Erion Pelivani (vëllain e gruas), dhe më pas u dorëzua vetë në polici. Ndërkohë vajza aktualisht 18 vjeç, po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë, raportojnë autoritetet vendase.

Të fundit