Flash News

E-TJERA

Vrau kunatin se i p*rdhunoi vajzën për 9 vite, lirohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Vrau kunatin se i p*rdhunoi vajzën për 9 vite, lirohet
Fatmir Terallari dhe viktima Erion Pelivani

Lirohet nga qelia 50-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili vrau kunatin e tij, Erion Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e vogël, që në moshën 9-vjeçare.

Gjykata greke ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për Fatmir Terallarin në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Pas vendimit të dhënë sot, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje.

Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50 vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.

Të fundit