Flash News

E-TJERA

Vrau kushëririn për pronat, vetëdorëzohet në polici Kastritot Hasalla, në kërkim vëllai tjetër

Vrau kushëririn për pronat, vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes dhe plagosjes të trefishtë në Lushnjë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe u plagos babi i tij, Sahip Hasalla bashkë me dy vëllezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku shkak i konfliktit u bë trualli i një prone për të cilin të dyja palët kishin pretendime për pronësinë.

Autorët e ngjarjes ishin shpallur në kërkim prej dy ditësh, ndërsa Afrim Hasalla vijon të mbetet në arrati.

"Arrestohet autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, Lushnjë. Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të fundit