Flash News

E-TJERA

Vrau kuzhinierin në lokal te Komuna e Parist, Policia zbardh dinamikën: Picieri me precedent penal

Vrau kuzhinierin në lokal te Komuna e Parist, Policia zbardh

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një konflikt mes dy punonjësve të një lokali përfundoi me vrasje. Viktima është Indrit Ismailllari, 36 vjeç, i cili dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit ku punonin të dy, dhe krimi u krye për motive të dobëta. Autori u kap menjëherë pas ngjarjes nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se Filip Shehu ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi nga policia: 

Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit. 

I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin Indrit Ismailllari, 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Filip Shehu, 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit