Flash News

E-TJERA

Vrau Martin Canin, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Mario Përlleshajt

Vrau Martin Canin, Apeli rrëzon kërkesën për liri të

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Mario Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë. 14-vjeçari, i cili ndodhet në institucionin e Kavajës, kishte dorëzuar sot përmes avokatit të tij kërkesën për një masë më të butë sigurie.

Kjo është hera e dytë që Përlleshaj kundërshton masën e dhënë “arrest në burg”, pasi edhe në muajin dhjetor kërkesa e tij u refuzua nga Apeli.

Ai akuzohet për vrasjen e Martin Canit më 18 nëntor, ngjarje e cila ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku mbeti i plagosur edhe Luis Meçja.

Të fundit