All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vrau me armë zjarri Dod Mamlin dje në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

All - Paragraf - 1

Vrau me armë zjarri Dod Mamlin dje në Kurbin, arrestohet autori i

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilës të Kurbinit. 

All - Paragraf - 3

Policia njofton se në pranga ra Dashnor Tota, 53 vjeç, banor i zonës, ku për kapjen e tij u angazhuan Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në momentin e kapjes nga Policia, autorit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin për motive pronësie.

'Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:    

D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.', njofton policia.

Të fundit