Flash News

E-TJERA

Vrau me breshëri automatiku 41-vjeçarin, autori i vrasjes në gjyq: Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër

Vrau me breshëri automatiku 41-vjeçarin, autori i vrasjes në

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 44-vjeçarin Vangjel Polovina mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së 41-vjeçarit Ajet Guneli një lokal të fshatit Goraj në Kuçovë.

44-vjeçari Polovona ka dalë sot para Gjykatës se rrethit Gjyqësor Berat për t`u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

44-vjeçari Vangjel Polovina akuzohet për “vrasje me paramendim”. Ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qira viktimës.

Të fundit