Flash News

E-TJERA

Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë, dënohet me 25 vite burg Isuf Hasa

Vrau me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë, dënohet me 25

Është dënuar me 25 vite burg Isuf Hasa, i cili vrau me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta. Sipas Gjykatës së Tiranës, vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij datë 15.01.2025 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar të vitit 2025, ku Xhemal Meta u gjet i pajetë në banesën e tij nga një tjetër fqinj i tiji.

Asokohe, Isuf Hasa ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar se shkak ka qenë, pasi sipas tij, se viktima i ngacmonte gruan.

64-vjeçari tha se fillimisht kanë pirë kafe në shtëpinë e 81-vjeçarit, më pas do të shkonin në lokalin e fshatit, por sapo kanë dalë ai tregon se ka parë një çekiç në oborrin e shtëpisë, të cilin e ka marrë dhe e ka qëlluar.

Më pas ai thotë se pasi ka kryer krimin, i ka marrë edhe leket dhe ka shkuar tek shtëpia e vajzës në Vorë, ku edhe fshehu çekiçin.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan.

Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, ka treguar Isuf Hasa.

Të fundit