Flash News

E-TJERA

Vrau me grusht biznesmenin, dënohet me 3 vite burg djali i anëtares së KLP-së

Vrau me grusht biznesmenin, dënohet me 3 vite burg djali i anëtares

Rei Meta, autori i vrasjes së biznesmenit Armando Meshau, është dënuar me 3 vite burg.

Ndaj Metes u pranua akuza e “vrasjes nga pakujdesia”. Familja e Armando Meshaut kërkoi akuzën vrasje me dashje, por nuk u pranua.

Kujtojmë se Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, e cila pavarësisht ngjarjes nuk dha dorëheqje nga posti.

Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe Armando Meshaut, që përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar.

Meta goditi me grusht biznesmenin i cili pas goditjes ndërroi jetë.

Të fundit