Flash News

E-TJERA

Vrau me grusht inxhinierin në Vlorë, Apeli ul dënimin e Rei Metës

Vrau me grusht inxhinierin në Vlorë, Apeli ul dënimin e Rei

Apeli i Vlorës i ka ulur dënimin Rei Metës, vrau me grushte inxhinierin Armando Meshau.

Meta, i cili është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta), u dënua për “vrasje nga pakujdesia”.

Pas një konflikti në ndërtim, Rei Meta u përball me Meshaun, duke e qëlluar këtë të fundit me grusht teksa ndodhej në një qendër interneti në Vlorë. Goditja bëri që ai të përplaste kokën dhe të ndërronte jetë në vend.

Gjykata e Apelit duket se është treguar zemërgjerë me Metën, duke ia ulur dënimin nga 3 vjet, në 3 vjet e 3 muaj, dhe që përmes gjykimit të shkurtuar ulet më tej në vetëm 18 muaj burg.

 

Të fundit