Flash News

E-TJERA

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal. I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite.

Sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese. Nga burimet për mediat, mësohet së janë edhe tre dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për kqyrjen e gomones.

Të fundit