Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë 28-vjeçarin italian, arrestohet shqiptari

Vrau me thikë 28-vjeçarin italian, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi mbrëmjen e së shtunës, 20 korrik, rreth orës 21:00, në kulmin e një debati të ndodhur nën shtëpinë e tij për arsye banale, duket se ka goditur në gjoks, me një thikë kuzhine, një 28-vjeçar italian, banues në Spoleto, gjithashtu me precedentë penalë.

I riu ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Aktiviteti i menjëhershëm hetimor në zonë, i cili ka zgjatur gjatë gjithë natës dhe vijon ende, ka bërë të mundur rikonstruksionin e menjëhershëm të dinamikës dhe identifikimin e personit të dyshuar si përgjegjës.

Hetimet teknike të nisura në fazat e hershme pas vrasjes, iu besuan Karabinierëve të Seksionit të Hetimeve Shkencore të Departamentit të Operacioneve të Perugias për marrjen e të gjitha burimeve të provave që konsideroheshin të dobishme.

 

Të fundit