Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, "arrest me burg" për Kristo Memën

Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, "arrest me burg"

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeç autorin e vrasjes me thike të 42-vjeçarit Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit.

Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni i Kodit Penal.

Mësohet se në seancë, autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.

Të fundit