Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë 47-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori i dyshuar

Vrau me thikë 47-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori i

Është vënë në pranga Land (Puja) Derjai 48-vjeçari i cili vrau me thikë në Kavajë 48-vjeçarin Skerdilajd Isufi, gjatë konfliktit për një vend parkimi.

Autori i dyshuar u arrestua pas disa orësh kërkimi. Policia ka sekuestruar edhe thikën me të cilën u vra 47-vjeçari.

“Pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë. Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.,”, njofton policia.

Të fundit