Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë djalin, gjykata lë në burg Hekuran Gjonin

Vrau me thikë djalin, gjykata lë në burg Hekuran Gjonin

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 74-vjeçarin, Hekuran Gjoni.

Gjoni vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni.

Ngjarja ndodhi më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën 'Ilia Shyti' në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.

37-vjeçari Asim Gjoni u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe për pasojë ndërroi jetë.

Një ditë pas ngjarjes, Policia e Tiranës arrestoi autorin dhe e referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte, i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.

Të fundit