Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë Egli Pashollarin në Tiranë, Gjykata lë në burg Gazmend Buçpapajn

Vrau me thikë Egli Pashollarin në Tiranë, Gjykata lë në

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gazment Buçpapajn, autorin e vrasjes së Egli Pashollaritm ngjarja e ndodhur pasditen e 20 shkurtit në Tiranë.

Gazment Buçpapaj u arrestua para dy ditësh në Tropojë teksa ishte i fshehur në një banesë në Tropojë, ku po mbahej nën mbikëqyrje nga policia.

Një ditë më parë Buçpapa dha edhe dëshminë e tij mbi ngjarjen, ku tregoi si degradoi situata deri në përdorimin e thikës ndërsa shfaqi pendesë pë krimin.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 20 shkurtit, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapaj dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit se Pashollari e ngacmonte, por Buçpapa ka pretenduar se shkak ka qenë zënia e rrugës me makinë dhe ofendimet.

Të fundit