Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë shqiptarin në Londër, arrestohet autori dhe vajza 27-vjeçare

Vrau me thikë shqiptarin në Londër, arrestohet autori dhe vajza

Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci në Londër pak ditë më parë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford dhe bashkë me të është arrestuar edhe një vajzë 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet.

Mediat angleze shkruajnë se Renato Geci u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounsloë rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës. Policia u thirr dhe e gjeti 21 vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzeta, të plagosur me thikë. Geci gjeci vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.  

Të fundit