Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë vëllanë, gjykata lë në burg Florjan Tonuzin; çfarë deklaroi gjatë seancës

Vrau me thikë vëllanë, gjykata lë në burg Florjan
Bernard dhe Florjan Tonuzi

Gjykata e Dibrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë vëllain e tij. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Maqellarë të Dibrës. Tonuzi është shprehur para trupit gjykues se ka qenë i pavetëdijshëm për krimin e kryer dhe se nuk mbante mend asgjë.

26-vjeçari vrau me thikë të vëllanë, Bernard Tonuzin, kur po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë bashkë në lokal. Ai u arrestua një ditë më pas, pasi u afrua afër banesës, ku po kryhej ceremonia mortore për vëllain e tij. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin në një kanal në fshatin Kurbeg, ku Florjan Tonuzi ishte fshehur.

Të fundit