Flash News

E-TJERA

Vrau partneren 19-vjeçare në Greqi, del fotoja e të riut shqiptar

Vrau partneren 19-vjeçare në Greqi, del fotoja e të riut

Një 23-vjeçar qëlloi për vdekje me plumb në kokë partneren e tij 19-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Kaminia.

E reja u qëllua me dy plumba në kokë pas një sherri me shqiptarin.

Mediat greke kanë nxjerrë edhe foton e autorit 23-vjeçar, i identifikuar me emrin Qamil. Autori i vrasjes ishte punëtor në një lokal, ndërsa viktima punonte në një dyqan.

Vrau partneren 19-vjeçare në Greqi, del fotoja e të riut
Autori i vrasjes së 19-vjeçares

Pasi ka kryer krimin, 23-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar vrasjen e partneres. Ai pretendoi se ishte nën efektin e drogës, pasi kishte konsumuar më herët një sasi kokaine.

Shqiptari ka rrëfyer se vrasjen e partneres e kreu për shkak të xhelozisë që ndjente për vajzën.

Lagjja flet për një çift të cilët shpesh kanë pasur grindje të forta. Dëshmitë thonë se vetëm një javë më parë çifti ka pasur një tjetër sherr të fortë dhe të madh.

Të fundit