Flash News

E-TJERA

Vrau partneren rumune në Greqi, flet shqiptari: Po bëja shaka

Vrau partneren rumune në Greqi, flet shqiptari: Po bëja shaka

Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar i cili vrau partneren rumune në Greqi, ka dëshmuar se e ka shprehur armën gabimisht teksa ngacmonte partneren e tij.

Mino i cili aktualisht ndodhet në paraburgim ka treguar  se mëngjesin e ngjarjes tragjike ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë dhe se 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj.

Sipas tij, ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak, ndaj ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë. Por teksa 39-vjeçari bënte shaka, arma që mbante në dorë është shkrepur duke qëlluar për vdekje të renë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Çfarë bëra; Çfarë bëra; Nuk e desha”, përsëriti ai para policisë që e arrestoi jashtë shtëpisë ku i priste në gjendje shoku.

39-vjeçari ka shtuar se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar. Ai mohon të ketë pasur sjellje abuzive ndaj saj, siç kanë raportuar disa fqinjë.

Të fundit