Flash News

E-TJERA

Vrau për hakmarrje/ Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: Armën e kisha prej 1 viti

Vrau për hakmarrje/ Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: Armën

Është zbardhur dëshmia e 17-vjeçarit Florian Përvathit, i cili vrau dy ditë më parë Lek Lekgjonaj. Vrasja ishte për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte ekzektuar babanë kur Floriani ishte 4-vjeç.

Ai u vetëdorëzua në polici pasi kreu krimin, duke iu thënë se mori gjakun e babait. 17-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e Lekgjonajt.

Adoleshenti ka thënë se gjithashtu se ishte i pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por nuk ka treguar se si e siguroi armën e zjarrit. Deri më tani këto janë detajet nga dëshmia e tij që janë zbardhur për mediat.

"Vrasjen e kisha paramenduar, armën e mora që para një viti", ka thënë ai.

17-vjeçari ka qenë në kushte të rënduara psikologjike pas kryerjes së krimit. Ai e kishte ruajtur 65-vjeçarin dhe më pas e qëlloi për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Këtë të mërkurë prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesen për masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale vrasja me paramendim dhe armbajtje pa leje.

Të fundit