Flash News

E-TJERA

Vrau Petrit Vuksanin, dënohet me 22 vite burg 52-vjeçari shkodran

Vrau Petrit Vuksanin, dënohet me 22 vite burg 52-vjeçari shkodran

Dënohet nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër me 22 vite burg shtetasin Lekë Vuksani autor i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur kjo më 2 maj të vitit 2023.

Përgjatë hetimit afro 1 vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore. Prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” në Shkodër.

Viktima përpara se të ndodhte vrasja  kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia. Fakti se viktima i kërkoi 35 vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira ka qenë edhe shkaku i kësaj ngjarje të rënd . Pasi autori i krimit  nuk ka rënë dakord situata ka agravuar deri në vrasjen e 52 vjeçarit Petrit Vuksani.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia dhe prokuroria kanë prova se armën e solli autori me vete dhe se ishte e tij, kjo është edhe arsyeja se përse  ngjarja vlerësohet si e paramenduar.

Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Nga ana tjetër viktima dhe autori nuk kishin lidhje me njëri tjetrin pavarësisht se mbanin mbiemrin e njëjtë.

Muajt e fundit përpara ngjarjes viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes.

 Dëshmi për ngjarjen ka dhënë edhe gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani për t’u fshehur. 35 vjeçari sipas dëshmisë së gruas pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë. Autori u arrestua në këtë banesë pas 21 orësh kërkime intensive ndërsa aty iu gjet edhe arma e krimit. Pavarësisht se avokati mbrotjës i autorit në senacën për masën e sigurisë ka kërkuar vlerësim psikologjik një gjë e tillë është refuzuar nga gjykata duke e cilësuar autorin si person pa probleme të shëndetit mendor dhe duke e dënuar me 22 vite burg.

Të fundit