Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Vrau shokun e azilit, flet avokati i të moshuarit: Ai nuk firmos dot, nuk mund të gjuajë me bastun
Alban Qafa, avokati i Zyhdi Shehit që dyshohet se vrau shokun e dhomës në azil, ka thënë se klienti i tij nuk mund të firmosë, dhe jo më të gjuajë me bastun.
Në një prononcim për mediat, ai shprehet se Shehi, nuk mund t’i kryejë si veprime pasi është i sëmurë me parkinson.
“Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur të firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun.
I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim”, u shpreh avokati.