Flash News

E-TJERA

Vrau shokun në Tiranë, Gjykata e Apelit lë të lirë Marius Demën

Vrau shokun në Tiranë, Gjykata e Apelit lë të lirë

Gjykata e Apelit ka vendosur masën "Arrest shtëpie" për 28-vjeçarin, Marius Dema, i cili vrau aksidentalisht shokun e tij, Mehmet Qema në rrugën "5 maji".

Mehmet Qema u qëllua në datën 10 maj nga shoku i tij Dema. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  caktoi më herët masën "Arrest me burg" për Marius Demën.

Vendimi:

Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.

Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane

– Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpie”.

 

Të fundit