
Flash News
700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve
Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti njofton udhëzimet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE
Vrau shokun nga pakujdesia, arrestohet 27-vjeçari nga Fushë Bulqiza, procedohen edhe prindit e tij; Si u përfshinë në krim
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku një i ri mbeti i vrarë me armë zjarri kallashnikov, 22 -vjeçari Elidon Basha.
Policia njofton se në pranga ka rënë autori K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë, pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia të shokut të tij me të cilin kishin dalë për gjueti.
Policia ka proceduar edhe prindërit e autorit sepse akuzohen se kanë tentuar të fshehin provat.
Njoftimi:
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë --Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B.
Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip 'Kallashnikov', me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.
Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, " Vrasja nga pakujdesia", "Armëmbajtje pa leje","Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt", dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".
Ditari politik









Të fundit

Në 5-vjetorin e humbjes së bashkëshortit, Celine Dion e përkujton me fjalët prekëse
15 Janar 2021, 15:47
Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me përfitimet e fëmijëve, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
15 Janar 2021, 14:44

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19
15 Janar 2021, 14:25





Kosovë/ Miratohen masat e reja anti-Covid, zgjatet orari i lëvizjes
15 Janar 2021, 13:28




“Kush tha se janë gjermanët?”, Spiropali: Nuk e tregojmë se kush na i dha vaksinat
15 Janar 2021, 12:52
Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak
15 Janar 2021, 12:28

