Flash News

E-TJERA

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, Mark Samson u ndihmua edhe nga dy shokë të tij

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, Mark Samson u ndihmua edhe nga dy shokë

Ndërkohë që e ëma Nors Marlapz ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut së Ilaria Sulës në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark Samson mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.

Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias.

Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.

Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.

Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.

Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”., shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.

Të fundit