Flash News

E-TJERA

Vrau shqiptarin në Itali, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Vrau shqiptarin në Itali, dënohet me burgim të

Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm Davide Osella Ghenan, autorin e vrasjes së shqiptarit Fatmir Ara, i cili u ekzekutua më 2 shtator 2022 në San Carlo Canavese.

Ndërkohë, gjykata ka shpallur të pafajshëm motrën e autorit, Barbarën, dhe shokun e tij, Andrea Fagnonin, të cilët akuzoheshin për ndihmë ndaj autorit pas krimit. Prokuroria kishte kërkuar për ta përkatësisht 22 dhe 13 vjet burg.

Sipas hetimeve, Osella Ghena e vrau Arën për shkak të borxheve dhe problemeve financiare. Viktima po punonte për rinovimin e një ferme që i përkiste autorit dhe partneres së tij, ndërsa konflikti financiar çoi në ekzekutimin e tij.

Gjatë gjyqit, Osella Ghena ndryshoi disa herë dëshminë, fillimisht duke pranuar vrasjen dhe më pas duke pretenduar se atë e kishin kryer dy persona të tjerë, për të cilët nuk ekzistojnë prova.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që familja e Fatmir Arës, përfshirë katër fëmijët e tij, të dëmshpërblehet financiarisht.

Të fundit