Flash News

E-TJERA

Vrau shqiptarin në Milano, kërkohet burgim i përjetshëm për Rigels Gjinajn

Vrau shqiptarin në Milano, kërkohet burgim i përjetshëm

Është kërkuar burgim i përjetshëm për Rigels Gjinaj, 34-vjeçarin që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar qëlloi për vdekje Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo.

Prokurori publik Ciro Caramore kundërshtoi kërkesën për drejtësi restauruese të bërë nga mbrojtja e të pandehurit, në vend të kësaj kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Çfarë ka ndodhur?

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin. Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që ka pësuar atë mbrëmje.

Të fundit