Flash News

E-TJERA

Vrau shqiptarin për parkingun, 68-vjeçari grek del nga gjykata me antiplumb

Vrau shqiptarin për parkingun, 68-vjeçari grek del nga gjykata me

Dhimitris Kutrumanis, 68-vjeçari grek, i cili varu shqiptarin, Brigen Limka  është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda pasditen e djeshme  nga  68-vjeçari grek, pas një konflikti për parkingun ku i ndjeri punonte.

Dhimitris Kutrumanis në polici ka shprehur se nuk ka dashur të përfundonte kështu.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

Ndërkohë ditën e djeshme mediat raportuan se ky i fundit jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje u shpreh se kishte ‘mbaruar punë’, raporton Protothema.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00