Flash News

E-TJERA

Vrau Stiven Toshkesin pas sherrit për një vajzë, arrest në burg për Axel Hoxhën

Vrau Stiven Toshkesin pas sherrit për një vajzë, arrest në

Axel Hoxhaj, personi që vrau Stiven Toshkësin pas sherri për të dashurën e këtij të fundit është lënë në burg.

Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ashtu si edhe për Ensi Manze, shoku i Hoxhajt që mori pjesë si bashkëpunëtor në masakrimin e të riut në orët e vona, kur sapo kishte hyrë data 18 prill. 

Hoxha nuk foli në gjykatë, por tha se ‘Do flas në një moment të dytë’.

Si ndodhi vrasja?

Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Siç u pa dhe në pamjet e publikuara, Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku i të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar. Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte. 

Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për t'i treguar çfarë ka ndodhur. Ai do të dalë nesër para gjykatës penale tiranë për tu njohur me kërkesën e prokurorisë atë të arrestit në burg. 

 

 

Të fundit