Flash News

E-TJERA

Vrau të dashurin e gruas, flet 39-vjeçari shqiptar: Xhimi më bënte karshillëk

Vrau të dashurin e gruas, flet 39-vjeçari shqiptar: Xhimi më

Xhuljano Miaj i cili masakroi me thikë Xhimi Bakaj, të dashurin e ish-gruas , ka dëshmuar para hetuesve. Ai ka pretenduar se gruaja i kërkonte para për fëmijët, ndërsa 23-vjeçari Xhimi Bakaj i bënte karshillëk tek puna.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar, sipas dëshmisë së siguruar nga TCH.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, ka deklaruar se biçaku ka qenë i viktimës dhe se thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

Të fundit