Flash News

E-TJERA

Vrau të moshuarin në Memaliaj, gjykata lë në burg 23-vjeçarin

Vrau të moshuarin në Memaliaj, gjykata lë në burg

Shkalla e parë e gjyqësorit ka lënë në burg pa afat Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor i vrasjes së 72 vjeçarit Faik Ajdini në Zhapokikë të Memaliajt.

Në arrest shtëpie do të qëndrojë Darovi Ajdini. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.

Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konflikti më pas ka agravuar deri në vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë.

Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.

Të fundit