Flash News

E-TJERA

Vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës rrëfen momentin e masakrës në Paskuqan

Vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera, ish-bashkëjetuesja e Dan

Dan Hutra ekzekutoi mesditën e 1 marsit me breshëri kallashnikov tre gra dhe la të plagosura tre të tjera, në zonën e Kamzës, Paskuqanit dhe Astirit. Hutra qëlloi për vdekje Mevlute Hysën, motrën e ish bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses, si edhe ekzekutoi Etleva Kurtin.

Të plagosura mbetën Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Hutrës dhe nëna e saj Kujtime Hysa, si edhe Marjana Gurakuqi me të cilën Hutra kishet pasur dikur lidhje intime.

Elena Hysa ka folur për herë të parë pas ngjarjes të rëndë teksa ndodhet ende në spital duke marrë mjekimin pas plagëve që Hutra i shkaktoi me thikë dhe armë.

Në një telefonatë për Neës 24, Elena ka treguar momentin e krimit kur Hutra ka hyrë në banesën e saj dhe ka filluar të qëllojë mbi gratë me breshëri arme. Hysa tregon s ekur është qëlluar me plumb nga Dan Hutra, ka pasur në krahë djalin e saj të vogël.

Po ashtu, ajo ka pohuar se ka pasur dijeni për borxhin që Hutra ka deklaruar se i ka dhënë shumë ite më parë Marjan Gurakuqit, arsyen për të cilënn tentoi ta vriste, por e la të plagosur.

Pjesë nga biseda: 

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Gazetarja: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Gazetarja: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Gazetarja: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Gazetarja: Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Gazetarja: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Elena Hysa: Po, e vërtetë!

Gazetarja: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Gazetarja: Të thënë nga goja e Danit?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

ElenaHysa: Ai është maniak

Gazetarja: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Gazetarja: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….

 

Të fundit