Flash News

E-TJERA

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Gjykata e Tiranës lë në burg Dan Hutrën: Nuk jam penduar!

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Gjykata e Tiranës lë në

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit në Paskuqan, Kamzë dhe Astir.

“Nuk jam penduar, i kam bërë me vetëdije. jam dënuar pa faj për dhunën në familje. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai donte të më helmonte në burg”, ka thënë në seancë Hutra, i cili është shfaqur i qetë brenda kafazit me xhama në sallën e gjyqit.

Ai akuzohet për ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’. Më 1 Mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në Astir 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër Kamzës ku u fut në shtëpinë e sh-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën.

Por Dan Hutra ishte përgatitur për një masakër më të madhe. Ai shkoi më pas në Bathore dhe në rrugën “Besëlidhja” ndaloi tek banesa e familjes Kurti. Aty vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, një i dënuar me burgim të përjetshëm. Për këtë vrasje tha se e bëri pasi kishte pasur me vëllanë e të resë konflikte në burg.

 

 

Të fundit