Flash News

E-TJERA

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe plagosi ish-gruan, deklarata e shqiptarit: Nuk kam mbaruar ende

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe plagosi ish-gruan, deklarata e

Taulant Malaj është 45-vjeçari me origjinë shqiptare që qëlloi për vdekje me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe shtetasin italian Massimo de Santis. Malaj la të plagosur edhe ish-gruan e tij.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë fakti se Malaj dyshonte që ish-bashkëshortja e tij kishte lidhje intime me shtetasin italian. Vajza 16-vjeçare mbeti e vdekur pasi u përpo të mbronte nënën e saj nga goditjet e Malajt.

Në një dëshmi të zbardhur nga mediat italiane mësohet se Malaj ka shpërndarë në rrjete sociale pamje nga momenti pas vrasjes. Ai ka thënë në video se nuk kishte përfunduar ende.

“E kam prerë, i kam vrarë të tre, edhe vajzën time, shikoni këtu. Nuk kam mbaruar ende, nuk ka ardhur askush, as policia”, thoshte ai në video.

Mendohet se personi ka synuar të vriste edhe djalin e tij pesëvjeçar nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia.

Vrasja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit ku Taulant Malaj sulmoi me thikë shtetasin italian de Santis, me të cilin dyshonte se ish-bashkëshortja e tij kishte lidhje. Ai ka tentuar të qëllojë edhe ish-bashkëshorten e tij, por për fat të keq goditjen fatale e mori vajza 16-vjeçare.

Të fundit