Flash News

E-TJERA

Vrau vëllanë më pas veten në Tiranë, zbardhet shkaku i krimit të dyfishtë

Vrau vëllanë më pas veten në Tiranë, zbardhet shkaku i

Një krim në familje tronditi këtë mëngjes Tiranën.

Vëllai vrau me armë zjarri vëllanë, më pas qëlloi edhe veten.

Mësohet se Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistolete vëllain e tij, Lulëzimin. Paraprakisht, dyshohet se shkak i krimit ka qenë përplasja e vazhdueshme mes vëllezërve për shkak të pronave që kishin në Bulqizë.

Njoftimi:

Ne date 04.1.2024, rreth ores 07:40, ne rrugen “Xhon Belushi”, eshte marrë njoftim se ne banesen e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtena me arme zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistolete vëllain e tij, Lulezim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasoje kane gjetur vdekjen te dy.

 

 

Të fundit