Flash News

E-TJERA

Vrau vjehrrën, flet nëna e Blerina Metës: Më pa me inat, nuk vdiq kur e qëllova

Vrau vjehrrën, flet nëna e Blerina Metës: Më pa me inat, nuk

Nëna e Blerina Merës, Sanije Tuga, e cila doli së fundmi në media se ka vrarë vjehrrën e saj disa vite më parë, ka rrëfyer krimin.

Për emisionin “Me zemër të hapur”, Tuga u shpreh se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, duke pohuar se vjehrra e kishte parë me inat.

Ajo pretendon se vjehrra nuk ka ndërruar jetë atë ditë, madje shkon më tej duke hedhur dyshime se mund të jetë gjallë.

“Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. Mi ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të. Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vetë. Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi”, tha vjehrra e të ndjerit Pëllumb Meta.

Të fundit