Flash News

E-TJERA

Vrau vogëlushen me skaf, dënohet me 18 vite burg Arjan Tase

Vrau vogëlushen me skaf, dënohet me 18 vite burg Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, policin që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.

Të fundit