Flash News

E-TJERA

Vriste për hobi/ Arrestohet “Princi” në Itali, pjesë e bandës së Elvis Demçes

Vriste për hobi/ Arrestohet “Princi” në Itali, pjesë

Në prangat e policisë italiane ka rënë Matteo Costacurta, i njohur ndryshime si “Princi” për shkak të origjinës së tij fisnike. 38-vjeçari është pjesë e grupit të Elvis Demçes, i njohur si “Zot” i drogës. Matteo Costacurta ishte paguar nga Demçe për të ekzekutuar një Alessio Marzani, por vrasja mbeti në tentativë.

Si u porosit vrasja

Një “bos” i njohur me emrin Daniele Gallarello ka kontaktuar Elvis Demçen që t’i gjente një person për të ekzekutuar Alessio Marzanit. Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj (gjithsej rreth 40 mijë euro) nga Gallarello, si dëmshpërblim për ruajtjen e drogës. Gallarello i jep 15 mijë euro Demçes, i cili ia beson detyrën Matteo Costacurta dhe një person tjetër, por plani dështoi.

Kush është Matteo Costacurta

Mediat italiane e përshkruajnë Matteo Costacurta si një “kriminel i pamëshirshëm", që e kishte vrasjen hobi. Sipas hetuesve, sapo Costacurta ka marrë foton e personit që do të ekzekutonte ka thënë se mezi priste që ta vriste.

Të fundit