Flash News

E-TJERA

Vriten dy persona e plagosen 3 të tjerë në lokalin e një shqiptari në Bruksel, dyshohet larje hesapesh për dr*gë

Vriten dy persona e plagosen 3 të tjerë në lokalin e një

Dy persona u vranë me armë zjarri dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, gjatë natës në lagjen Gare du Midi të Brukselit, tha një zëdhënës i policisë.

 Ngjarjet ndodhën midis orës 01:00 dhe 2:00 në një kafene në rue de l'Argonne, jo shumë larg Gare du Midi. Rrethanat e sakta janë ende të paqarta, por sipas të dhënave fillestare dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur.  Asnjë autor i dyshuar deri më tani nuk është arrestuar, raportojne mediat vendase. 

Sipas një burimi të mirëinformuar, autorët kanë udhëtuar me një skuter. Elementet e para të hetimit do të tregonin se ata kishin në shënjestër kafenenë dhe jo klientë të veçantë pasi ngjarja ndodhi në lokalin e një shqiptari në Bruksel. Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale. 

Nuk dihen ende motivet e autorëve. Megjithatë, duket se është e lidhur me drogën.

Ky qark u identifikua këtë vit nga autoritetet e rajonit të Brukselit si një nga “pikat e nxehta” të trafikut të drogës, mes rreth pesëmbëdhjetë në total nga 19 bashkitë e kryeqytetit.

Të fundit